Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAYMAKERI I RI ARRIN NË PRISHTINË

Derrick Wilson prezantohet te Prishtina

Kryetari i KB Prishtina, Burim Maraj, basketbollisti Derrick Wilson dhe zv/kryetari Shkumbin Jakupi, sot/ Foto: KBPrishtina/fb

Derrick Wilson prezantohet te Prishtina


30 August, 2022 @20:23

Gjermano-amerikani Derrick Wilson, që u zyrtarizua si lojtar i ri te Prishtina më 22 gusht, sot është prezantuar te ekipi bardhekaltër, duke nënshkruar edhe kontratën me ekipin.

Basketbollisti që luan në pozitën 1 dhe ka bërë karrierë në disa skuadra të rëndësishme evropiane më parë, tash në moshën 30-vjeçare pritet të jetë motor i ekipit të Prishtinës, veçanërisht në gara ndërkombëtare, si FIBA Europe Cup, ku Ekrem Memnun me ekipin mëtojnë sigurimin e fazës grupore!

Përndryshe Wilson është shprehur i lumtur që është bërë pjesë e Prishtinës dhe ka thënë se do të jep gjithcka nga vetja për synimet që i ka ekipi në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Wilson së fundi ka qenë pjesë e ekipit hungarez ZTE ku ka pasur mesatare prej 14 pikësh, 3.1 kërcimesh dhe 3.7 asistime për ndeshje. Ai ka luajtur edhe te Bakirkoy në Turqi, Djurgarden në Suedi dhe Horsens në Danimarkë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga