Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAMBOLL

Dimitris Itoudis merr drejtimin e Fenerbahçes

Foto: euroleague.net

Dimitris Itoudis merr drejtimin e Fenerbahçes


20 June, 2022 @15:04

Njëri ndër trajnerët më të suksesshëm në Euroligë, Dimitris Itoudis, është zyrtarizuar si trajner i ri i ekipit turk, Fenerbahçe.

Fenerbahçe u bë kampione e Turqisë këtë stinor, ndërsa në finale mposhti Anadolu Efesin 3-1, që fitoi Euroligën.

Greku 51-vjeçar në tetë stinorët e kaluar ka drejtuar ekipin rus, CSKA Moska, ndërsa ka fituar dy herë Euroligën (2016 dhe 2019).

Marrëveshja e ekipit turk me Itoudisin është tre-vjeçare. Ekipi turk deri tash ishte drejtuar nga serbi, Aleksandar Djordjevic.

Itoudis ka fituar gjashtë herë titullin e kampionit në Rusi me CSKA-në, ndërsa është shpallur dy herë trajneri më i mirë i vitit në Euroligë - në vitet kur e fitoi atë me ekipin rus. 


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague