Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AMERIKANI I NATYRALIZUAR I KOSOVËS

Dominic Artis që do ta përfaqësojë Kosovën, kalon në Superligën turke

Dominic Artis që do ta përfaqësojë Kosovën, kalon në Superligën turke


7 July, 2023 @11:45

Basketbollisti amerikan që është në listën e lojtarëve të ftuar të Rami Hadarit për ndeshjet parakualifikuese të Kosovës këtë muaj, Dominic Artis, është zyrtarizuar dje te ekipi i tij i ri.

Ai ka lënë ligën Pro A të Francës dhe ekipin Cholet, për tu bërë pjesë e skuadrës elite turke, Bodrum Cagdas. Ekipi i Bodrumit ka hyrë këtë stinor në Superligën turke të basketbollit, ndërsa ka nisur përforcimet për stinorin 2023/24 për tu bërë ekip sa më konkurrues në gara.

Dominic Artis @ Bodrum

Organizator i lojës Artis, sot mbush të 30-tat, ndërsa është 188-centimetra i gjatë. Në stinorin e kaluar në elitën franceze ka pasur mesatare prej 16.2 pikëve për ndeshje, 3.5 asistimeve dhe 3 kërcimeve. Mestarisht ai ka pasur 29.9 minuta për lojë!

“Mirë se vjen Dominic Artis! Basketbollisti Dominic Artis, që ka luajtur në stinorin e kaluar në ekipin e ligës Pro A të Francës, i është bashkuar klubit. Artisit i themi, mirë se erdhe në Bodrum dhe në ekipin tonë.” - ka shkruar ekipi i Bodrumit në njoftimin për ardhjen e lojtarit të ri në skuadër.

Ai pritet të debutojë për Kosovën këtë muaj, kur më 19 korrik në “Sezai Surroi” Kosova pret Zvicrën, ndërsa më 26 korrik Dardanët udhëtojnë drejt Danimarkës. ◼️


 
Të gjitha lajmet nga