Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PP: PRISHTINA - PRIZRENI

Dominim i plotë i Prishtinës, në pjesë të parë

Dominim i plotë i Prishtinës, në pjesë të parë


7 December, 2022 @21:01

Prishtina është duk tejet e fuqishme në pjesë të parë të ndeshjes ndaj Ponte Prizrenit në kuadër të ndeshjes së dytë cerekfinale të Superkupës së Kosovës.

Bardhekaltërit kanë fituar të dy cerekët e parë të lojës, për të mbyllur pjesën e parë me rezultat, Prizreni 31-52 Prishtina [15-20, 16-32]. Shpërthimi i vërtetë ndodhi në periudhën e dytë të lojës, kur ekipi i Murat Bilges shënoi dyfish më shumë sesa ai i Arbnor Rifatit.

Derrick Wilson me 14 pikë dhe Lejson Zeqiri me 11 të shënuara janë më të dalluarit te Prishtina pas pjesës së parë të lojës, ndërsa te Prizreni Dachon Burke ka shënuar 10 pikë. Lejsoni përndryshe për tri pikë ka shutuar 3/4 sonte.

Raporti i plotë i ndeshjes, pas përfundimit të saj…


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës