Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KB VËLLAZNIMI

Don Polloshka transferohet te Vëllaznimi

Don Polloshka transferohet te Vëllaznimi


5 August, 2022 @16:30

Edhe një përforcim nga KB Vëllaznimi!

Gjakovarët në radhët e veta sot e zyrtarizuan ardhjen e fundorit Don Polloshka, i cili te Vëllaznimi kalon nga KB Prishtina.

Polloshka, që është me prejardhje gjakovare, është zhvilluar si basketbollist në klubet e skuadrave prishtinase, ndërkohë që ka përvojë si në Superligë, ashtu edhe në Ligë të Parë të Kosovës.

Për më tepër, ai është edhe pjesë e rregullt e skuadrave zinxhirë të përfaqësueses së Kosovës në basketboll. Së fundi, mori pjesë me Kosovën U20 në Kampionatin Evropian për këto grupmosha.

Përveç Polloshkës, gjakovarët deri më tash kanë sjellur në radhët e tyre edhe basketbollistët Will Brown, Preston Knowles, Burim Zekiqi, Arbër Sinani, ndërkohë që do të drejtohen nga dyshja e trajnerëve Franko Sterle & Josip Plantak.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga