Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA

Dorëhiqet trajneri i Superligës!

Dorëhiqet trajneri i Superligës!


18 December, 2022 @14:21

Përmes një postimi në Facebook, është bërë e ditur që Muhamed Thaçi që nga sot nuk do të jetë më kryetrajner i Rahovecit.

“Muja” në llogarinë e tij personale shkroi se ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë, vendim i cili vjen një ditë pas humbjes që Rahoveci e pësoi me Pejën.

TABELA AKTUALE

Detyrën në fjalë Thaçi e kishte marrur me të filluar ky sezon i Superligës, ndërkohë që pas 14 xhirove të para, Rahoveci ka vetëm 2 fitore dhe ndodhet në vendin e fundit në Superligë.

Ndërkohë, klubi i Rahovecit ende nuk ka bërë ndonjë postim zyrtar në lidhje me dorëheqjen e kryetrajnerit Muja.


 
Të gjitha lajmet nga