Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - PEJA

Më serioze në pjesë të dytë, Peja në krye të renditjes

Foto: FBK

Më serioze në pjesë të dytë, Peja në krye të renditjes


17 December, 2022 @20:59

Peja do të vazhdojë të qëndrojë në krye të renditjes tabelare edhe pas kësaj xhiroje në Superligë, pasi që me një lojë shumë më serioze në pjesë të dytë të ndeshjes ka shënuar në fund fitore rutinore ndaj Rahovecit, Rahoveci 78-94 Peja [29-25, 22-18, 11-21, 16-30].

Rahoveci më luftarak dhe më kërkues në pjesë të parë të ndeshjes, nuk arriti të vazhdojë me ritmin e njëjtë edhe në pjesë të dytë, ku në pah doli loja e mirë e pejanëve, për të fituar duelin dhe për të shënuar fitoren e 11 të këtij stinori.

Brad Waldow

Isaiah Umipig me 18 pikë e 6 asistime bashkë me Arian Qallakun me 18 pikë e 6 kërcime kanë qenë koshashënuesit më të mirë të Pejës sonte, ndërsa me 17 të shënuara ka kontribuuar Arti Hajdari, që bëri edhe 4 kërcime gjatë ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Te Rahoveci 18 pikët e Jahii Carsonit dhe 15 të tjera nga Isaiah Manderson nuk mjaftuan për të bërë befasi!

Pas kësaj ndeshjeje Peja bën bilancin 11-3 dhe rikthehet në krye të renditjes (ku ishte për pak orë Prishtina me një ndeshje më shumë të zhvilluar) ndërsa Rahoveci mbetet i fundit me bilanc 2-12.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga