PARA DUELIT
Drilon Hajrizi: Me angazhim, te fitorja
6 September, 2016 @17:34
Basketbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Drilon Hajrizi, para ndeshjes së nesërme ndaj Bullgarisë ka thënë.
“Çdo ndeshje më gëzon fakti që kemi shënuar ngritje të ritmit të lojës dhe shpresoj që edhe në ndeshjen e ardhshme të ndodh e njëjta, të luajmë më mirë se sa që kemi luajtur lojën e kaluar. Ndeshja me Ukrainën ka qenë shumë e vështirë. Jam i kënaqur me lojën që kemi treguar dhe me pak fat do të kishim mundur ta fitojmë ndeshjen. Nëse angazhohemi dhe luajmë lojë kolektive ashtu siç kemi bërë kundër Ukrainës, jam i bindur se do të dalim kokëlartë nga ndeshja e tretë”.
Bullgaria - Kosova zhvillohet nesër prej orës 18 në Sofje. Asnjëri ekip ende nuk ka shënuar fitore në Grupin E.