Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP I FINAL 8 TË KUPËS

Drilon Hajrizi MVP i Final 8 të Kupës së Kosovës

Fotot: FBK

Drilon Hajrizi MVP i Final 8 të Kupës së Kosovës


19 February, 2023 @20:44

Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi, është shpallë lojtari më i mirë i turneut të Final 8 të Kupës së Kosovës, pas triumfit që ekipi i tij e shënoi në finale të saj ndaj Prishtinës.

Mitrovicasi Hajrizi ka festuar me bashkëlojtarët trofeun, ndërsa ka marrë çmimin e më të mirit duke pranuar trofeun e MVP-së nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Drilon Hajrizi MVP

Hajrizi në finale ka qenë koshashënuesi më i mirë i Trepçës me 16 pikë të shënuara, ndërsa ka bërë edhe 3 asistime e 8 kërcime në lojë. Ai në finale shutoi 3/5 për tri pikë, ndërsa luajti për rreth 30-minuta në duelin që solli Kupën e dytë radhazi në Mitrovicë dhe të gjashtën në total për klubin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga