ZYRTARE
Drilon Hajrizi transferohet në Japoni
3 January, 2018 @15:01
Përmes një interviste të dhënë për ‘Sporti në KTV’, Drilon Hajrizi e ka konfirmuar personalisht transferimin e tij te skuadra Samuraiz Kanazawa në Japoni.
Kjo skuadër garon në ligën e dytë të Japonisë, ndërsa Hajrizi do të bëhet basketbollisti i parë shqiptar që luan në Japoni.
Basketbollisti mitrovicas, që së fundi ishte pjesë e Prishtinës, drejt Japonisë do të niset ditën e premte (5 janar), ndërsa kontrata e tij me skuadrën japoneze është 6 mujore.