ZYRTARE
Rahoveci zyrtarizon Bujar Locin
3 January, 2018 @11:18
Pas 25 viteve të kaluara te skuadra e Pejës, vitin 2018 Bujar Loci do ta nis te një skuadër tjetër.
Loci që nga sezoni pranveror i Superligës do të jetë trajner i Rahovecit, ndërsa lajmi u bë zyrtarisht i ditur në mëngjesin e ditës së sotme.
Duke qenë një nga themeluesit e klubit pejan, Loci deklaroi që nuk e ka aspak të lehtë të largohet nga Peja.
“Për herë të parë po largohem nga Peja dhe nuk e kam të lehtë, mirëpo duhet ta them që nga Peja nuk u largova për shkak të krizës financiare, por për shkak se në ekip nuk ka lojtarë seniorë, por vetëm kadetë e juniorë dhe për këto gjenerata Peja aktualisht ka trajnerë mjaft të mirë. Unë jam trajner i seniorëve dhe prandaj jam larguar.
Hendikep për Rahovecin është që nuk ka palestër, por ne do të synojmë Play Off-in si dhe Final Four-in e Kupës, që për momentin duken të arritshme.” - deklaroi trajner Loci, përcjell Koha Ditore.
Pas 14 xhirove të zhvilluara në sezonin vjeshtor në Superligë, Rahoveci ndodhet në vendin e katërt me 8 fitore e 6 humbje.