CELTICS - NETS
Fitorja e 30 e stinorit
1 January, 2018 @10:33
Skuadra e Boston Celticsit, fitoren e 30 të stinorit e shënoi kundër Brooklyn Netsit, të cilin Bostoni e mposhti me rezultat 108-105.
Bostoni gjatë ndeshjes krijoi deri në 14 pikë epërsi, derisa këtë epërsi Brooklyni e zvogëloi në disa momente të caktuara të ndeshjes, por nuk arriti ta befasojë kundërshtarin në TD Garden.
Kyrie Irving ishte lojtari i ndeshjes te “keltët” me 28 pikë e 8 kërcime. Te Brooklyni u dallua Rondae Hollis-Jefferson me 22 pikë e 12 kërcime.
Kjo ishte fitorja e 30 në total për Bostonin, krahas 10 humbjeve që i ka dhe është në krye të Konferencës Lindore.