NË ÇEKI
Dardani shkëlqen, 4/6 për tre pikë
29 December, 2017 @19:48
Kapiteni i Kosovës, Dardan Berisha, me ekipin e tij Nymburk, ka shënuar edhe fitoren e radhës në elitën e basketbollit çek sonte.
Nymburk posa ka mposhtur USK Pragën me rezultat 67-90, ndërsa Dardan Berisha, që ka qenë startues në ndeshje ka përfunduar takimin me 13 pikë të shënuara për 18 minuta sa ishte në parket.
Njashtu, Dardani ka pasur shut me saktësi prej 66% për tre pikë, duke shënuar 4 herë nga 6 tentime. Ai ka regjistruar edhe 2 asistime si dhe 2 kërcime në mbrojtje dhe një top të vjedhur.
Në total, ai ka arritur indeksin e efiçencës prej 12.