LEONARD MEKAJ
Mekaj pritet t’i bashkohet Yllit
27 December, 2017 @17:18
Playmakeri i përfaqësueses së Kosovës, Leonard Mekaj, duket të jetë synim i afatit kalimtar të janarit për Yllin e Suharekës.
Njoftimin e ka bërë të ditur Koha Ditore dje, ndërsa drejtuesit e Yllit i kanë thënë gazetës se xhebrailat do të përforcohen me 3-4 lojtarë vendorë për stinorin pranveror.
Mekaj kishte nisur stinorin me Pejën, përkundër krizës së madhe në ekip, por mospagesa nga klubi, ka shtyer që jo vetëm ai, por edhe të gjithë basketbollistët seniorë ta lënë skuadrën në mëshirë të juniorëve, që po luajnë sa për të garuar në Superligë.
Me këtë, Golden Eagle Ylli, duke shfrytëzuar krizën e madhe që ka goditur tre ekipet e katërshes së madhe të basketbollit kosovar: Bashkimi, Peja dhe Trepça, do të tentojë ta rivalizojë Sigal Prishtinën kampione deri në fund të stinorit dhe pse jo, të synojë edhe trofeun e parë.