MACCABI-FENERBAHÇE
Maccabi mposht kampionin
21 December, 2017 @22:14
Me një paraqitje të fuqishme në çerek të parë dhe ruajte të epërsisë në pjesë të dytë të ndeshjes, Maccabi Tel Aviv, ka mposhtur kampionin aktual të Europës, Fenerbahçe, 82-73.
Pierre Jackson dhe Norris Cole kanë qenë më të dalluarit te ekipi izraelit sonte, të cilët bashkë kanë shënuar 39 pikë, duke qenë edhe të vetmit me pikë dyshifrore në ekipin e drejtuar nga kroati Neven Spahija.
Në anën tjetër, te ekipi turk 18 pikët e çekut Jan Vesely nuk kryen punë për të bërë më shumë sonte.
Me këtë fitore Maccabi e bën bilancin 8-6 pas 14 ndeshjeve, ndërsa Fenerbahçe pësoi humbjen e pestë në po aq ndeshje sa Maccabi.