WARRIORS - LAKERS
Warriors mposht Lakersin, merr lidershipin
23 December, 2017 @10:31
Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, arriti ta mposht Los Angeles Lakersin, për të dytën herë brenda 2 ditëve.
Ndeshja e luajtur në Oracle përfundoi me rezultat 113-106 në favor të skuadrës së tranerit Steve Kerr.
Në mungesë të Stephen Curryt i cili për shkak të lëndimit nuk luajti në 7 ndeshje radhazi, super ylli Kevin Durant ishte në skenë me 33 pikë, 7 kërcime, 7 asistime e 7 bllokada, ndërsa performancë të mirë tregoi edhe rookie Jordan Bell me 20 pikë (shifra më e larë në karrierë) e 10 kërcime.
Te Lakers më i miri ishte Kyle Kuzma me 27 pikë e 14 asistime.
Me këtë fitore, Golden State Warriors është ngritur në pozitën e parë në Konferencën Perëndimore, të cilët kanë bilanc prej 26 fitoreve e 6 humbjeve.