FENERBAHÇE - REAL MADRID
Doncic stratosferik, mbretërit triumfojnë në Stamboll
28 December, 2017 @21:08
Gjiganti spanjoll, Real Madrid, arriti një fitore tejet e rëndësishme në Stamboll kundër kampionit aktual të Euroligës, Fenerbahçes, duke i mposhtur me rezultat 79-77.
Fenerbahçe, çerekun e parë e mbylli me 7 pikë epërsi, derisa dallimi u ngushtua në 10 minutëshin e dytë dhe pjesa e parë përfundoi me një pikë epërsi në favor të Madridit.
Krejt në fund, kur Real Madridi ishte 2 pikë në epërsi, Feneri e kishte rastin për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, por Brad Wanamaker dështoi dhe ndeshja përfundoi me rezutlat 77-79, në të mirë të madrilenëve.
Luka Doncic shkëlqeu gjatë ndeshjes dhe ishte larg dy kërcime për shifrat magjike triple-double (20 pikë, 10 asistime e 8 kërcime). Slloveni fantastik shutoi 11/12 nga gjuajtjet e lira dhe u faulua 10 herë.
Te skuadra turke Brad Wanamaker luajti me 20 pikë, duke qenë më efikasi aty.
Që të dyja skuadrat aktualisht kanë bilanc të njejtë prej 9 fitoreve e 6 humbjeve.