DREJT ORGANIZIMIT
Shpallet konkursi për Final 8 të Kupës
29 December, 2017 @13:27
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka hapur konkurs për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës.
Final 8 i Kosovës zhvillohet prej 28 shkurt deri më 4 mars 2018.
Sa i përket kushteve të konkursit dhe rregullave që duhet t’i përmbahen konkurruesit, janë të shënuara si mëposhtë:
Për të konkurruar për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës, kandidatët duhet përmbushur këto kushte:
a) të mos ketë obligime të pakryera ndaj FBK-së;
b) të sigurojë kushte për zhvillimin e ndeshjeve sipas rregullave të lojës së FIBA-s dhe Propozicioneve të Garave të FBK-së;
c) të sigurojë medaljet, kupat dhe trofetë për fituesit dhe finalistët e Kupës në të dyja konkurrencat, dizajnin e të cilave e përzgjedh FBK-ja;
d) të mbulojë shpenzimet për personat zyrtarë për të gjitha ndeshjet e Final 8 të Kupës së Kosovës;
e) të sigurojë transmetim të drejtpërdrejtë të ndeshjeve të Final 8 të Kupës së Kosovës në një televizion kombëtar ose platformë kabllore, si dhe të përgatisë nga 2(dy) DVD për ndeshjet e zhvilluara;
f) ti përmbahet në përpikëri dispozitave të Udhëzuesit për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës për marketing në sallë dhe në transmetime televizive;
g) të sigurojë numër të mjaftueshëm të biletave për tifozët e të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në turne;
h) të sigurojë prezencë të mjaftueshme të forcave policore dhe pjesëtarëve të sigurimit privat në të gjitha ndeshjet e turneut final;
i) ti përmbahet dispozitave tjera të Udhëzuesit për Organizim të Final 8 të Kupës së Kosovës për organizim të turnout;
j) të paguajë një shumë financiare në llogarinë e FBK-së për zhvillimin e kategorive të reja;
k) të sigurojë një sallë të konferencave për mbajtjen e Kuvendit të FBK-së;
Fituesi i konkursit do të nënshkruaj kontratë me FBK-në ku do të specifikohen detajet e organizimit si dhe obligimet e të drejtat e palëve.
Në rast të përmbushjes së të gjitha kritereve nga dy ose më shumë aplikantë, kriteri financiar është prevalent.
Konkursi mbetet i hapur deri më datë 09.01.2018, në ora 12:00.
Aplikimet për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës do të mund të dorëzohen në zyrat e FBK-së ose në email adresën: [email protected]