THUNDER - BUCKS
Përfundon seria prej 6 fitoreve
30 December, 2017 @9:35
Seria e fitoreve për Oklahoma City Thunder, përfundoi sot në mëngjes në ndeshjen e luajtur në “Chesapeake Energy Arena” kundër Milwaukee Bukcsit, e cila përfundoi me rezultat 97-95 në favor të Bucksit.
Gjatë gjithë ndeshjes Milwaukee ishte në epërsi, madje diferenca ishte ngritur në 22 pikë. Por Oklahoma City, arriti ta barazon rezultatin në fund të ndeshjes. Krejt fund, në sekondat e fundit doli në skenë Giannis Antetokounmpo i cili shënoi për fitoren e Bucks.
Bucks në këtë ndeshje luajti me vetëm 9 lojtarë, për shkak të problemeve me lëndime, derisa më i dalluari ishte si zakonisht Antetokounmpo, që luajti me 23 pikë, 12 kërcime e 6 asistime.
Te Oklahoma, Russell Westbrook bëri çdo gjë për fitore. Ai luajti me 40 pikë, 14 kërcime e 9 asistime, por nuk mjaftoi.
OKC e shijoi humbjen pas 6 fitoreve rresht, ndërsa Milwaukee Buck është ngritur në pozitën e katërt në Konferencën Lindore me bilanc prej 19 fitoreve e 15 humbjeve.