STATUSI I KAMPIONIT

Drilon Hajrizi: Urime mitrovicas
15 February, 2022 @21:43
MVP i finales së Final 8 të Kupës së Kosovës, Drilon Hajrizi, pak më parë ka uruar edhe gjithë qytetit të Mitrovicës triumfin e Trepçës, ndërsa ka lëshuar një status në llogarinë e tij personale të Facebook.
“Kaluan një dekadë dhe kupën e rikthyem aty ku e ka vendin! U gëzova edhe për çmimin e pranuar, MVP! Më së shumti më gëzon fakti kur shoh fytyra të buzëqeshurad dhe mitrovicas të gëzuar e të lumtur gjithandej qyteti. Ky qytet e këta qytetarë meritojnë shumë! Prandaj ne do të vazhdojmë përpjekjen që të sjellim gëzim për të gjithë, e suksese klubit tonë Trepça! Urime e na priftë e mbara në sfidat e radhës,” — ka shkruar Driloni aty.
Trepça të dielën fitoi Kupën e Kosovës, për herë të parë pas një dekade, ndërsa Hajrizi ka qenë më meritor për këtë. Ekipi gjithashtu në fillim të sezonit kishte qenë pjesë e finales së Superkupës, por aty u mposht nga KB Prizreni’16 në finale.
Tash mitrovicasit shpresonë të arrijnë edhe finalen e PlayOffit të Superligës, për të rikthyer edhe titullin kampion në qytet.