Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KLINË

Drilon Shala i bashkohet KB Dardanët - Dukagjini

Drilon Shala i bashkohet KB Dardanët - Dukagjini


13 January, 2022 @14:41

Basketbollisti i deritashëm i Yllit të Suharekës, Drilon Shala, i është bashkuar radhëve të KB Dardanët, ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit nga Klina.

Ekipi që garon në Ligë të Parë të Kosovës, këtë stinor si debutues, ka regjistruar Shalën si lojtar me licensë të dyfishtë dhe kështu ai do të ketë të drejtë loje për ekipin në fjalë.

Drilon Shala, Kosova

Kujtojmë, KB Dardanët gjatë pjesës vjeshtore të stinorit bënë të ditur se ekipi tash e tutje do të mbajë emrin e KB Dukagjini dhe për këtë shkak në titull janë të cekura të dyja emrat - për të qenë sa më i qartë njoftimi lidhur me ekipin e ri të basketbollistit në fjalë Drilon Shala.

Përndryshe, Dardanët kanë kryer pjesën e parë të stinorit në Ligë të Parë me bilans 4-5 dhe do të tentojnë që të sigurojnë sezonin në Ligë të Parë, për të mos rënë në të dytën.

Pos Shalës, Dardanët në afatin kalimtar të janarit kanë regjistruar si lojtar me licensë të dyfishtë edhe Shpat Sylën, ndërsa si transfer kanë marrë Ernest Gegaj nga KB Borea e Pejës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga