Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - RAHOVECI

Driloni s’ridebuton, Trepça mposhtet, Rahoveci lider

TOPSPORTI / A.P

Driloni s’ridebuton, Trepça mposhtet, Rahoveci lider


7 January, 2021 @16:42

Edhe një humbje për Trepçën në Superligë.

Kësaj radhe mitrovicasit u mposhtën nga Rahoveci, me takimin mes skuadrave në fjalë që në fund u mbyll me rezultat 67-81.

TABELA AKTUALE

Skuadra vreshtare zhvilloi një pjesë të parë fantastike (14-26, 16-23), për të hyrë në pjesën e dytë me epërsi të konsiderueshme, ndërsa edhe pse mitrovicasit u përmirësuan në çerekun e tretë, përmbysje spektakolare nuk pati dhe ndeshja u mbyll me fitoren e mysafirëve.

I rikthyeri në skuadrën e tij të qytetit, Drilon Hajrizi, nuk luajti për Trepçën sot, ndonëse ishte në palestër, ndërkohë që tre amerikanët e ardhur gjatë afatit kalimtar dimëror, ishin startues për Trepçën sonte.

Njëri prej tyre, Erving Walkers, ishte më i miri në parket për Trepçën me 25 pikë, 2 kërcime e 5 asistime, kurse dy të tjerët, Dillon Smithdhe Staphon Blair, shtuan nga 11 pikë. I dyti pati edhe 18 kërcime, duke luajtur me double-double personal. Përveç treshes amerikane, askush tjetër te Trepça nuk pati pikë dyshifrore.

Sa i përket skuadrës fituese, aty katër lojtarë luajtën me pikë dyshifrore. Prej tyre më së shumti pati Isaiah Traylor, gjithsej 25. Jones shtoi 19 pikë, Veseli 17, kurse Ikpeze luajti me double-double prej 12 pikëve e 11 kërcimeve.

Fitorja e sontme e bën Rahovecin përsëri lider të Superligës, kurse Trepça akoma është e fundit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga