BASHKIMI - DRITA

Foto: FBK
Drita e pafuqishme, lehtë për Bashkimin
21 October, 2021 @16:32
Fitore të lehtë ka shënuar skuadra e Bashkimit në ndeshjen e sotme ndaj Dritës nga Gjilani.
Ndeshja, që ishte e vlefshme për xhiron e shtatë të Superligës, u mbyll me rezultat 105-54 për prizrenasit.
Që nga çereku i parë, i cili përfundoi 22-10, Bashkimi kishte epërsi të konsiderueshme në rezultat dhe lehtë e menaxhoi ndeshjen, për të shkuar drejt fitores së katërt sezonale.
Andi Shehu me 22 pikë dhe Valon Bunjaku me 21 pikë ishin koshashënuesit më të mirë te Bashkimi sonte, e te Drita, ku 4 lojtarë patën pikë dyshifrore, Bardh Jakupi shënoi më së shumti pikë, gjithsej 14.
Bilanci i Bashkimit pas 7 xhirove, ciklit të parë të ndeshjeve, është 4-3, kurse Drita e ka mbyllur ciklin e parë të sezonit pa asnjë fitore.
Xhiron që vjen, prizrenasit luajnë në shtëpi ndaj Pejës, kurse Drita i shkon Prishtinës.