SUPERLIGA
Drita s’lëshon luftën për Play off
23 March, 2014 @21:40
Ndeshja e javës 19 në ETC Superligë ndërmjet RTV 21 dhe Dritës, i takoi ekipit mysafir, i cili fitoi lehtësisht në takimin e zhvilluar në Prishtinë.
Gjilanasit u treguan se kanë udhëtuar për fitore që në çerekun e parë, të cilën e përmbyllën në epërsi prej dhjetë pikëve, 19-29.
Kjo epërsi jo vetëm që u ruajt gjatë gjithë kohës nga skuadra e Dritës, por edhe u thellua deri në 27 pikë gjatë çerekut të tretë, kur rezultati u bë 43-70.
Deri në fund të takimit e vetmja gjë që arritën të bëjnë prishtinasit, ishte ngushtimi i epërsisë duke u mposhtur me rezultat 86-94.
Koshashënuesi më i mirë në ndeshje ishte Shamar Coombs me 27 pikë, i ndjekur nga Driton Sylejmani me 20 pikë dhe Jenirro Bush 19 sosh.
Për 21-shin kjo ishte humbja e dhjetë me radhë në Superligë, derisa trajneri i ri i prishtinasve, Andin Rashica, e lëshoi edhe një rast tjetër për ta festuar fitoren e parë nën drejtimin e Teleboysave.
Në anën tjetër, Drita rigjistroi fitoren e nëntë, duke vazhduar ta ndjek pozitën e katër që dërgon direkt në Play off, e që për momentin e mban Bashkimi që shënoi fitore të rëndësishme sot ndaj Trepçës.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore
RTV 21 | Drita | ||
Çereku i parë | 19 | 29 | |
Çereku i dytë | 15 | 23 | |
Çereku i tretë | 23 | 24 | |
Çereku i katërt | 29 | 18 | |
Kërcime | 47 | 38 | |
Asistime | 27 | 15 | |
Bllokada | - | 6 | |
Tentime për tre pikë | 10/37 | 7/23 | |
Tentime nga loja | 32/86 | 31/68 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 12/15 | 25/36 |
Statistikat individuale te RTV 21
1 | Jenirro Bush | 19 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
2 | Drin Kurtolli | 17 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
3 | Leonard Mekaj | 13 pikë | 11 asistime | 5 kërcime |
4 | Ujkan Karanezi | 12 pikë | 7 kërcime | 4 asistime |
5 | Tyrell Timpson | 11 pikë | 1 kërcim | |
6 | Mustafë Merovci | 7 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
7 | Horace Blue | 3 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
8 | Ard Islami | 2 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
9 | Driton Bajrami | 2 pikë | 2 kërcime |
Statistikat individuale te Drita
1 | Shamar Coombs | 27 pikë | 9 asistime | 5 kërcime |
2 | Driton Sylejmani | 20 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
3 | Arian Mehmeti | 17 pikë | 12 kërcime | |
4 | Jasonn Hannibal | 16 pikë | 12 kërcime | 1 bllokadë |
5 | Adem Dushica | 12 pikë | 4 asistime | 2 kërcime |
6 | Burim Aliu | 2 pikë |