PARA NDESHJES
Driton Rraci: Po komponohemi, shpresojmë në paraqitje të mirë
21 October, 2020 @16:49
Kapiteni shumë-vjeçar i Vëllaznimit, Driton Rraci, në deklaratën e tij para ndeshjes së Superkupës ndaj Prishtinës ka thënë se ekipi është duke u komponuar dhe pret paraqitje të mirë.
Vëllaznimi këtë stinor është kthyer në Superligë, pasi që ishte ekipi më i mirë i Ligës së Parë në stinorin e kaluar.
“Kemi filluar përgatitjet para dy javësh me trajnerin e ri dhe me një pjesë të përforcimeve, kurse në ditët në vijim pritet të na bashkangjiten edhe lojtarët tjerë e të komponohemi sa më mirë. Shpresojmë në paraqitje pozitive”, theksoi Rraci për faqen zyrtare të FBK-së.
Dueli mes Vëllaznimit e Prishtinës luhet sonte prej 19:30 në Shani Nushi të Gjakovës, ndërsa fituesi i kësaj përballjeje kalon në gjysmëfinale të Superkupës në përballje ndaj fituesit të ndeshjes Rahoveci-Trepça.