PLAY OUT - NDESHJA E DYTË

Dueli i dytë Play-Out Superliga, të enjten
16 May, 2017 @9:37
Në Gjilan mund të përcaktohet ekipi që do të sigurojë edhe një stinor Superligën, të enjten në ndeshjen me fillim në ora 19:00, ku takohen Drita dhe Kerasan Prishtina.
Kerasan Prishtina ka fituar ndeshjen e parë të serisë së Play-Outit dhe ka epërsinë 1-0.
Ndërsa Drita do të kërkojë të shfrytëzojë avantazhin e terrenit vendas dhe të barazojë serinë në 1-1 për të zhvilluar ndeshjen e fundit përcaktuese në Prishtinë më pas.
Shiko: Raporti i ndeshjes së parë Play-Out
Në rast se fiton Kerasan Prishtina të enjten seria do të përfundojë dhe ekipi në fjalë do të sigurojë Superligën edhe për stinorin 2017/18.
Drejtësinë në ndeshje do ta ndajnë Daut Mehmeti, Fisnik Ramadani dhe Endrit Basha, ndërsa vëzhgues i takimit është Hajredin Zeka.