PARA NDESHJES: BASHKIMI-KERASAN
Dueli i fundit i vitit si vendas
13 December, 2017 @9:08
Bashkimi sonte për herë të fundit këtë vit do të dalë në përballje zyrtare si vendas në Sezai Surroi, në ndeshjen e xhiros XIII të Superligës.
Ekipi prizrenas që është i dyti në renditjen tabelare të Superligës pret Kerasan Prishtinës, që këtë stinor ka thyer rekordin e klubit duke arritur tre fitore vetëm në stinorin vjeshtor.
Përballja mes Bashkimit dhe Kerasanit nis në ora 19:00 në Sezai Surroi, ndërsa drejtësinë në ndeshje do ta ndajnë Atdhe Goqaj kryesor me ndihmësit Ngadhnjim Shabani e Genc Vitaku.
Në duelin e parë të stinorit, Bashkimi mposhti Kerasanin 66-101, ku në këtë ndeshje kishte debutuar trajneri grek, Fotis Takianos te prizrenasit.