Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEMSETTIN BAS

Duhet të jemi shumë më të mirë në mbrojtje

Duhet të jemi shumë më të mirë në mbrojtje


13 January, 2022 @22:20

Përkundër se ekipi i tij fitoi thellë në fillim të vitit 2022 në derbin e ditës ndaj Bashkimit, trajneri turk i Pejës, Semsettin Bas, është shprehur të jetë jo shumë i kënaqur me lojën e treguar të ekipit, veçanërisht në mbrojtje.

Ai ka shtuar se ekipi i tij po është ndër favoritët për titull, por duhet punuar shumë për të arritur nivelin e kampionit.

“Duhet të luajmë më mirë mbrojtjen. Nuk është e mjaftueshme kjo. Jemi ndër favoritët, por nuk jemi gati ende plotësisht. Do të luftojmë deri në fund për titull. Por duhet punuar ende për të arritur nivelin e ekipit kampion,” ka thënë ndër të tjera Semsettin Bas sonte.

Peja me fitore ndaj Bashkimit është ngritur në pozitë të dytë të renditjes tabelare, me bilans aktual 10-5.

Ai ka folur edhe për ndeshjen e radhës ndaj Prishtinës, që cilësohet derbi më i madh i basketbollit në Kosovë.

“Do të jetë vështirë ndaj Prishtinës. Këto janë ndeshje të vështira, është derbi përfundimisht. Kemi lojtarin në pozitën një të lënduar, por do të luftojmë për fitore, sikurse në çdo ndeshje,” ka shtuar Bas.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga