Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OKLAHOMA

Durantula show në LA

nba.com

Durantula show në LA


14 February, 2014 @10:56

Krahas lëndimeve të shumta tek skuadra e Lakersit, kundër Oklahomës luftuan në mënyrën më të mirë, ku edhe në çerekun e tretë e kishin një epërsi dhjetë pikëshe.

Megjithatë, është harruar fakti që tek skuadra mysafire, ekziston Kevin Duranti, i cili ishte i pa ndalshëm, ku me performancën e tij, Oklahoma arriti ta mposht kundërshtarin me rezultat 107-103 në fund. 

Durantula, shkëlqeu me 43 pikë, 12 kërcime, 7 asistime e tre topa të vjedhura, ndërsa në anën tjetër janë dalluar Chris Kaman dhe Wesley Johnson me nga 19 pikë secili, por ishin të pamjaftueshëm për fitore të Lakersave. 

Kjo ishte fitorja e 43-të e Oklahomës, të cilët kanë edhe 12 humbje dhe gjenden në krye të Konferencës Perëndimore.


Video

Performanca e Kevin Durantit



 
Të gjitha lajmet nga