Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - RAHOVECI

E katërta rresht, me 50 pikë dallim!

E katërta rresht, me 50 pikë dallim!


30 October, 2022 @21:11

Ylli ka shkelur Rahovecin në përballjen e fundit të xhiros që u luajt në këtë fundjavë, ndërsa në 13 qershori djelomshat e trajnerit Adis Beciragic kanë parakaluar lehtë ndaj vreshtarëve të hendikepuar pa lojtarin Chris Seeley që ka qenë i suspenduar në këtë ndeshje. Njëjtë në ekip nuk ka qenë as Musab Mala, i lënduar.

Fitorja e Yllit u bë me rezultat 109-59 dhe me fitore të tillë prej 50-pikëve dallim, kampioni aktual ka shënuar fitoren më të thellë këtë stinor në Superligë, ndërsa në të njëjtën kohë Rahoveci ka pësuar humbjen më të thellë të stinorit në Superligë.

TABELA AKTUALE

Beciragic shfrytëzoi këtë fitore të lehtë për të inkuadruar në lojë thuajse secilin lojtar që kishte në dispozicion, ndërsa sa i përket më të dalluarve në fitore kanë qenë Rashun Davis me 21 pikë e 8 asistime, Henrik Sirko me 20 pikë, 5 asistime e 3 kërcime si dhe Bashir Ahmed me 18 pikë e 10 kërcime, që ka qenë edhe i vetmi që kreu ndeshjen me double-double.

Edhe Muhamed Thaçi në anën tjetër provoi thuajse secilin lojtar, ndërsa më efikasi ka qenë Jahii Carson me 18 pikë, 6 asistime e 5 kërcime në humbje.

Derisa Ylli me këtë fitore ngritet në pozitën e tretë të renditjes tabelare, duke e barazuar bilancin negativ që kishte në fillimin prej 0-4 në 4-4, Rahoveci është i fundit në renditje me 1-7.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga