WILLIE KEMP
BOROZANI/D.S.
“E pabesueshme”
14 February, 2016 @22:42
Fitorja e Sigal Prishtinës në finale të Kupës u sigurua vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes.
Në momentet më vendimtare, përgjegjësinë mbi supe e morri amerikani i Prishtinës, Willie Kemp, të cilit nuk iu dridh dora për të shënuar trepikësh.
Ai këto momente i përshkroi duke i quajtur të pabesueshme.
“Ka qenë e pabesueshme. M’u dha rasti ta shutoj shutin e fundit në ndeshje. Falenderoj Zotit që deshti të hy topi në kosh. Jam shumë i lumtur,” tha Kemp ekskluzivisht për Borozani.com pas ndeshjes.