SUPERFINALE
BOROZANI/D.S.
Kemp magjik, Prishtina feston në superfinale
14 February, 2016 @21:35
Kupa e Kosovës është ngjyrosur në të kaltërt. Sigal Prishtina ka arritur ta fitojë Kupën duke e mposhtur në finale Pejën me rezultat 78-81
Në të vërtetë, Peja dhe Sigal Prishtina e kanë arsyetuar në plotëkuptim termin “superfinale” për ndeshjen e sontme, pasi që rivaliteti në fushë ishte kulminant gjatë gjithë kohës.
Gjatë gjithë kohës rezultati kalonte herë në të mirë të njërës, e herë tjetrës skuadër, por një gjë e tillë nuk mund të thuhej edhe për çerekun e fundit të takimit.
Gjatë kësaj periudhe Prishtina krijoi epërsi deri në +8 pikë (77-69), që ishte edhe epërsia më e thellë në ndeshje.
Megjithatë as kjo nuk dha garancion fitores së Prishtinës, pasi Peja hyri në seri prej 5-0 duke e ngushtuar rezultatin në 74-77.
Madje rezultat u barazua në 78-78 me pikët e Ronald Davis, por në fund trepikëshi i Willie Kemp solli fitoren e madhe.
Më i disponuari në këtë ndeshje ishte Dardan Berisha që e përmbylli takimin me 25 pikë, ndërsa te Peja më i dalluari ishte qendra Nenad Delic me 17 pikë të shënuara.
Titulli i 11-të
Ky është titulli i 11 i Kupës së Kosovës që është fituar nga Sigal Prishtina. Bardhekaltërit të gjitha këta tituj i kanë fituar gjatë kohës së pasluftës dhe janë ekipi me më së shumti kupa të fituara në Kosovë.

