ALL STAR 2016

Lavine e mbron epitetin por…
14 February, 2016 @11:58
Të pranishmit në Air Canada Center, e përjetuan njërën ndër garat më spektakulare në vitet e fundit.
Faza finale, e cila kaloi ndërmjet Aaron Gordonit dhe Zach Lavinet, nuk mjaftoi vetëm me nga dy ngulitje për ta caktuar fituesin, sepse ishin aq të mirë, sa që u detyruan të krijojnë ngulitje të reja.
Zach Lavine e fitoi trofeun, por edhe vetë lojtari deklaroi se këtë trofe e meritoi Gordoni, i cili e kapërceu disa herë maskotën e Orlando Magicut, por nuk arriti ta fitojë epitetin e më të mirit.
All Stari do të përfundoj sonte me ndeshjen Lindje-Perëndim, që do të luhet sonte në ora 2:30.
Video
Aaron Gordon vs Zach Lavine