FINAL FOUR 2016 - FINALJA

BOROZANI/D.S.
Nata e Kupës
14 February, 2016 @12:04
Sonte është nata e Kupës së Kosovës. Trofeu i i parë i vitit 2016 do të gjej pronarin sonte, ndërsa takohen dy ekipet më të mëdha në vend aktualisht, Peja dhe Sigal Prishtina.
Peja është mbrojtëse e trofeut aktualisht, pasi që e kishte mposhtur pikërisht Prishtinën në finalen e kaluar të zhvilluar në “13 qershori” të Suharekës.
E Sigal Prishtina, kërkon që t’ia marrë epitetin e fituesit të Kupës pejanëve, ndërsa llogaritet favorite e lehtë për shkak të serisë së fitoreve që kanë kapur si dhe për shkak se janë organizator të Final Fourit dhe do të kenë tifozë më shumë në palestër.
Të dyja skuadrat janë në formacion të plotë, ndërsa lëndimi i lehtë i Kevin Burwell të Pejës, duket se ka kaluar në tërësi dhe ai do të jetë i gatshëm për ndeshjes.
Trajnerët e dyja ekipeve kanë parashikuar duel të paqartë deri në fund, duke e quajtur si duel me gjasa 50 në një, e 50 përqind në anën tjetër.
Sidoqoftë, gjithçka do të kuptohet sonte kur spektakli i Final Fourit të Kupës pritet të përfundojë dhe të shohim a do ta vazhdojë Peja pronësinë edhe për një vjet, apo atë do ta merr Sigal Prishtina.