ANTONIS CONSTANTINIDES
BOROZANI/D.S.
Festë basketbolli, me gjasa 50-50
13 February, 2016 @22:08
Trajneri qipriot i Sigal Prishtinës, Antonis Constantinides, ka çuar në 10 numrin e ndeshjeve me bardhekaltërit dhe të gjitha i ka fitore.
Këtë ai pret ta vazhdojë edhe nesër në finale të Kupës së Kosovës, ku takohet me rivalin e ashpër. Por, para ndeshjes, ai ka thënë se gjasat që të fitohet finalja janë 50-50.
“Ne kemi arritur deri në finale ku na pret një rival shumë i vështirë, që e kemi mposhtur javën e kaluar, por ajo ka qenë krejt skuadër tjetër, prej asaj që do të paraqitet të dielën. Unë besoj se këtë të diel do të jetë një festë e basketbollit në Kosovë dhe se gjasat janë 50-50,” ka thënë Constantinides për faqen zyrtare të FBK-së sot.
Sigal Prishtina mposhti Bashkimin pas një drame në gjysmëfinale të Kupës mbrëmë, ndërsa nesër mbrëma me fillim nga ora 19:30 luhet finalja në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.