DRILON HAJRIZI
BOROZANI/D.S.
Lojë e çeliktë
13 February, 2016 @22:01
Një natë para finales së Kupës së Kosovës ku takohen Peja dhe Sigal Prishtina, njëri ndër basketbollistët më të dalluar të verdhezinjëve, Drilon Hajrizi, ka thënë se organizatori i Kupës është favorit i lehtë, ndërsa gjasat për fitore janë 50-50.
“Ne jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. E dimë rëndësinë e saj dhe e dimë se si do t’i qasemi. Është një lojë ku vendosin detajet. Pra, shpresoj se nuk do të bëjmë gabime dhe do të fitojmë. Gjasat janë 50-50, ku Prishtina për një nuancë është favorite për shkak të terrenit, por edhe ne do t’i kemi tifozët tanë dhe shpresoj se do t’i gëzojmë me fitore. Pres të zhvillohet një lojë shumë e fortë me mbrojtje të çeliktë. Besoj se fituesi nuk do të dihet deri në çastet e fundit,” ka thënë Hajrizi për faqen zyrtare të FBK-së sot.
Peja mposhti Trepçën dje në gjysëmfinale, ndërsa Sigal Prishtina Bashkimin.