FINALJA

BOROZANI/ Dren Shporta
Kupa e Penzës
14 February, 2016 @18:31
Skuadra e Penzës e ka rikthyer Kupën e Kosovës në qytetin e Pejës.
Vazhat pejane e mposhtën në finale Sigal Prishtinën, për ta fituar Kupën për herë të gjashtë në historinë e tyre.
Fitorja e Penzës erdhi pas lojës së mirë në çerekun e tretë, ku edhe u krijua dallimi kryesor në ndeshjes, pasi që në këtë periudhë pejanet krijuan dallim prej 12 pikëve (17-29), që doli të jetë i mjaftueshëm për të arritur deri tek triumfi.
Tre basketbolliste të Penzës shënuan mbi 20 pikë për të kontribuar në fitore, ndërsa prej tyre më së shumti shënuan Vlora Idrizaj dhe ish basketbollistja e Sigal Prishtinës, Irma Konjusha, me nga 21 pikë secila.
Për prishtinaset më e dalluara ishte Zërina Shatri që shënoi 23 pikë dhe arriti të rrëmbej plotë 17 kërcime nën kosh.

