Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - TREPÇA

E përforcuar, Trepça mposhtë Prishtinën për herë të parë këtë stinor

FOTO / Trepça

E përforcuar, Trepça mposhtë Prishtinën për herë të parë këtë stinor


21 January, 2021 @17:04

Trepça e mposhti Prishtinën për herë të parë në këtë stnor. Rezultati i ndeshjes përfundoi 75-79 në të mirë të skuadrës mitrovicase.

Skuadra mitrovicase e mbylli çerekun e parë me 1 pikë epërsi, derisa pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 36-36.

Djelmoshat e trajnerit Serhat Sehit e patën epërsinë edhe në çerekun e tretë (75-79), derisa çereku i katërt kishte shumë emocione.

Trepça së pari e ngriti epërsinë në 14 pikë, kurse Prishtina nuk u dorëzua dhe arriti të kalojë në epërsi në 2 minuta para përfundimit të ndeshjes.

Hero i ndeshjes në sekondat e fundit ishte Ivan Koljevic i cili shënoi për ta kaluar skuadrën e Trepçës në epërsi e më pas ta mposhtë Prishtinën në fund.

Koljevic ishte më i miri me 21 pikë, 6 kërcime e 4 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Burim Zekiqi e Dillon Smith me nga 15 pikë secili.

Te Prishtina shkëlqeu Daniel Lekndreaj me 31 pikë e 6 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.

TABEKA AKTUALE

Që të dyja skuadrat i kanë nga 4 fitore e 12 humbje.

Në xhiron tjetër Trepça takohet me Yllin, kurse Prishtina me Rahovecin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga