Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI VAZHDON ME FITORE!

E pesta me radhë! Ylli mposht Vëllaznimin dhe ia rrezikon pozitën e dytë Pejës!

Foto: KBVellaznimi

E pesta me radhë! Ylli mposht Vëllaznimin dhe ia rrezikon pozitën e dytë Pejës!


21 March, 2024 @0:12

Skuadra e Yllit ka shënuar fitoren e radhës në Superligë. Të pestën dhe është ekipi më në formë aktualisht, natyrisht pas lideres Trepça që nuk di për humbje qe 18 xhiro radhazi.

Ylli i drejtuar nga Petar Mijovic ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat 77-64, ndërsa epërsinë e siguroi që në çerek të parë (18-14) dhe asnjëherë më nuk shikoi pas!

Alonzo Verge me 23 pikë, 9 asistime e 4 kërcime ka qenë më i dalluari në fitoren e suharekasve, ndërsa pos tij pikë të rëndësishme për skuadrën shënuan edhe Vincent Cole - 12, Jan Palokaj - 11 dhe Gëzim Morina - 10.

TABELA AKTUALE

Te Vëllaznimi vetëm dy lojtarë arritën të shënojnë pikë dyshifrore sonte dhe të dy dhanë nga 15 sosh. Atik Koshi pos 15-shes bëri edhe 2 asistime e 3 kërcime, ndërsa Jordan Dallas pos 15-shes bëri 2 asistime e 8 kërcime.

Me këtë fitore Ylli futet në lojë për pozitën e dytë në renditje tabelare, që siguron gjysmëfinalen direkte në playoff. Suharekasit aktualisht kanë bilanc 17-9 ndërsa në dy xhirot e fundit luajnë ndaj Prizrenit si mysafir dhe Trepçës si vendase!

Vëllaznimi me këtë humbje mund të rrezikojë pozitën e pestë në renditje tabelare. Aktualisht janë me bilanc të njëjtë si Bashkimi 11-15 dhe kanë përparësi në rast të përfundimit të stinorit me bilanc të njëjtë, ndërsa në dy duelet e fundit të stinorit të rregullt gjakovarët presin Istogun dhe i shkojnë Prishtinës.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga