FITORJA E 18 KAMPIONALE
Peja i kthehet fitoreve, duke mposhtur Istogun
21 March, 2024 @23:16
Peja i është rikthyer fitoreve në Superligë, pasi që mposhti Istogun në përballjen e së enjtes mbrëma në “Karagaç” ku luajti në cilësi të mysafirit. Verdhezinjtë kampionë aktual të Kosovës fituan ndeshjen ndaj Istogut tashmë të rënë nga Superliga me rezultat 66-101.
Fitorja e Pejës erdhi pas humbjeve nga Trepça e Ylli së fundi, ndërsa ka qenë 18-ta e stinorit. Justin Davis me 19 pikë, 4 asistime e 8 kërcime bashkë me Sadio Doucouren që kreu lojën me 18 pikë, 2 asistime e 12 kërcime kanë qenë më të dalluarit, ndërsa Rami Hadar i dha mundësi të gjithë basketbollistëve që të shijojnë ndeshjen, duke fituar minuta edhe Andi Ahmeti e Dion Sheqiri.
Arian Azemi si zakonisht, më i dalluari te Istogu luajti me 16 pikë, 6 asistime e 8 kërcime.
Fitorja, bën që Peja të bëhet me bilanc 18-8 pas 26 xhirosh, kur kanë mbetur edhe dy xhiro për tu mbyllë stinori i rregullt, ndërsa Istogu është me 1-25.