NGA INFORMATORI NR. 25
Informatori Nr. 25: Ylli, ekipi i vetëm i dënuar
19 March, 2024 @11:41
Pas përmbylljes së xhiros XXV të Superligës, Komisioni i Garave të FBK-së ka regjistruar ndeshjet me rezultatet e arritura në fushë, ndërsa në shqyrtimin e parregullsive të raportuara, ka dënuar vetëm KB Yllin nga klubet.
Skuadra suharekase që është në formë të mirë aktualisht dhe ka të renditura tre fitore radhazi së fundi, është dënuar me 200 euro për shkak të thyerjes së Nenit 50.20 të PG-së.
E pika e këtij Neni në PG thotë se 200 euro është dënimi për klubin që nuk njofton për pesë lojtarët e huaj që do të paraqiten në ndeshjen e radhës 24 orë para fillimit të lojës.
Për klubet tjera dënime nuk ka pasur sipas Informatorit për xhiron përkatëse, ndërsa janë shqiptuar dënime për lojtarë/trajnerë për shkak të gabimeve teknike: Urim Zenelaj (Prizreni) 100 euro, Aleksandar Jonchevski (trajner, Bashkimi) 150 euro, Petar Mijovic (trajner, Ylli) 150 euro.