Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MVP I XHIROS XXV

Lejson Zeqiri (Bashkimi) - MVP (25)

Foto: FBK

Lejson Zeqiri (Bashkimi) - MVP (25)


18 March, 2024 @19:12

Basketbollisti i Bashkimit, Lejson Zeqiri, është shpallë MVP i xhiros XXV në Superligë, pas paraqitjes së tij të dalluar në fitore të ekipit ndaj Prizrenit.

Kjo është hera e parë këtë stinor që Zeqiri merr epitetin e më të mirit të javës nga FBK, ndërsa në total është lojtari i dytë i Bashkimit që këtë stinor arrin çmimin MVP. Pos tij, vetëm Erik Copes e ka marrë nga portokallezinjtë këtë çmim.

Zeqiri 207 centimetra i gjatë dhe 22 vjeç në ndeshje ndaj Prizrenit dha 26 pikë, bëri 4 asistime e 8 kërcime për të kryer lojën me indeks efiçence 29. Ai shutoi 5/9 për tre pikë në këtë përballje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga