NGA INFORMATORI NR. 24
Informatori Nr. 24: Trepça dhe Ylli dënohen për të njëjtat pika!
18 March, 2024 @23:55
Skuadra e Trepçës dhe ajo e Yllit janë dënuar nga Komisioni i Garave të FBK-së për ndeshjet e tyre si vendas nga xhiroja XXIV. Trepça ishte nikoqire me Pejën në këtë xhiro, ndërsa Ylli luante ndaj Prishtinës. Të dyja skuadrat fituan ndeshjet, mirëpo për shkak të publikut, morrën dënime nga 1 mijë e 200 euro secila.
Në Informatorin numër 24 të FBK-së, për xhiron përkatëse, Trepça e Ylli janë dënuar për thyerjen e pikave të njëjta të PG-së, 51.3 që dënon me 500 euro dhe 51.16 që dënon me 700 euro.
Neni 51. 3 thotë — Hedhja e gjësendeve të forta në fushë që mund të shkaktojnë lëndime të lehta. Ndërsa Neni 51.16 thotë — Animi josportiv dhe sharja/fyerja në kor e ekipeve, zyrtarëve dhe personave tjerë.
Për klubet nga xhiroja XXIV këto janë dënimet, kurse sa i përket akterëve në fushë të lojës janë gjobitur për gabime teknike (të përsëritura): Adis Beciragic (trajner, Trepça) 300 euro, Jetmir Zeqiri (Peja) 200 euro, Rami Hadar (trajner, Peja) 300 euro dhe Rigon Hasi (trajner, Prizreni) 150 euro.