Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDERI VAZHDON ME FITORE

Vjen edhe fitorja e 19 me radhë për Trepçën!

Foto: KBTrepca/fb

Vjen edhe fitorja e 19 me radhë për Trepçën!


21 March, 2024 @23:25

Nuk kanë të ndalur basketbollistët e Trepçës që po fitojnë radhazi në Superligë, ku të drejtuarit e Adis Beciragicit shënuan edhe fitoren e 19 me radhë në Superligë, duke e fituar Prizrenin tashmë të sigurt si ekip që do të luajë në playout me 24 pikë dallim, 97-73.

Trepça ishte më e mirë se kundërshtari në secilin çerek dhe avantazhin duke shkuar e zgjeroi për të arritur te kjo fitore, që u bë e 19-ta me radhë në kampionat.

Darnell Edge në formë, ka shënuar 24 pikë, 7 asistime e 6 kërcime në fitore, ndërsa me 15 pikë ndeshjen e kreu Brandon Edwards.

TABELA AKTUALE

Te Prizreni që tashmë po bëhet gati për playout për të siguruar mbijetesën, Ty Cockfield ka dhënë 32 pikë, 4 asistime e 3 kërcime, ndërsa asnjë lojtar tjetër i ekipit nuk ka arritur që të shënojë pikë dyshifrore, derisa trajneri Rigon Hasi i dha minutazhë secilit lojtar në përballje.

Fitorja, bën që Trepça - fituese e stinorit të rregullt - të bëj bilancin 24-2, ndërsa Prizreni i shtati në renditje, të jetë me 7-19.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga