Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR. 25

Ylli e Trepça përsëri dënohen, te Bashkimi gjobiten individët

Foto: KBTrepca/ fb

Ylli e Trepça përsëri dënohen, te Bashkimi gjobiten individët


23 March, 2024 @15:14

Skuadra e Yllit dhe e Trepçës janë dënuar përsëri nga Komisioni i Garave të FBK-së, ka bërë të ditur Informatori Nr. 26 i Superligës. Ekipi suharekas ka marrë dënim prej 200 eurosh nga KG-ja për thyerje të Nenit 50.20 ndërsa Trepça është dënuar me 500 euro për shkelje të Nenit 51.13.

Neni 50.20: i PG-së thotë: Mosnjoftimi i paraqitjes së 5 lojtarëve të huaj 24 orë para fillimit të ndeshjes.
Neni 51.13: i PG-së thotë: Hedhja/ndezja e mjeteve piroteknike në tribuna që vështirëson zhvillimin e ndeshjes.

Në anën tjetër, pos këtyre dënimeve për klube, nga personat janë dëmnuar disa lojtarë të Bashkimit dhe zyrtarë të klubit, në përballjen që prizrenasit e fituan ndaj Prishtinës. Kështu, Altin Morina është dënuar me 100 euro, Will Daniels me 150 euro, Qëndrim Biraj me 300 euro (gabim përjashtues i trajnerit/zyrtarit të ekipit) dhe Kushtrim Kabashi me 600 euro (përjashtim i personave zyrtarë që nuk janë në listë paraqitëse të lojës).

Sot, luhet xhiroja e parafundit e Superligës me përballjet Trepça-Bashkimi dhe Peja-Prishtina.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga