Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FT: RAHOVECI - TREPÇA

E treta rresht për Trepçën, Rahovecit s’i bënë çare trajneri i ri

E treta rresht për Trepçën, Rahovecit s’i bënë çare trajneri i ri


24 February, 2021 @18:40

Kriza e rezultateve te Rahoveci ka vazhduar edhe nën drejtimin e trajnerit të ri, Fotis Takianos.

Vreshtarët në ndeshjen e tyre të parë me trajnerin e ri grek, pësuan humbje nga Trepça me rezultat 67-78.

Mysafirët ishin më dominues në lojë dhe e ruajtën epërsinë konstante që e kishin krijuar që në fillim. Rahoveci e riktheu rezultatin (46-45) me lojë të mirë sidomos në fillim të çerekut të tretë kur edhe krijoi seri prej 8-0, por më pas Trepça përsëri mori epërsinë të cilën edhe e ruajti duke krijuar dallim të konsiderueshëm për një finish të qetë.

Xehetarët pritej të kishin telashe në çerekun e fundit për shkak të 4 personaleve të Drilon Hajrizit dhe Burim Zekiqit, e më pas edhe amerikanit Dillon Smith, mirëpo përqëndrimi i lartë në këtë aspekt bëri që gjithçka të jetë nën kontrollin e tyre.

Hajrizi ishte koshashënuesi më i mirë në fitoren e Trepçës me 19 pikë, derisa qendra Stavros Toutzaiarkis luajti me double-double prej 18 pikëve dhe 12 kërcimeve.

Në anën tjetër, te Rahoveci Isiah Traylor dhe Alban Veseli shënuan nga 17 pikë secili.

TABELA AKTUALE

Për Trepçën kjo ishte fitorja e tretë rresht në Superligë, derisa Rahoveci pësoi humbjen e pestë rresht.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga