Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA

Edhe 2 stinorë në Pejë

BOROZANI/Erdis Driza

Edhe 2 stinorë në Pejë


20 February, 2013 @13:58

Peja, që është ekipi i vetëm në BKT Superligë që prej lojtarëve të huaj ka një basketbollist nga Shqipëria, ka nënshkruar marrëveshje edhe për dy stinorë tjerë me atë. 

Kështu, tash e tutje Gerti Shimën, pejanët, por edhe adhuruesit tjerë të basketbollit e kanë “të sigurtë” edhe për dy stinorë me fanellë të verdhë të Pejës, ka shkruar faqja zyrtare e ekipit pejan. 

Aloja e Pejës, që në maj të këtij viti i mbushë të 27-at është njëri ndër basketbollistët e pesëshes së parë të ekipit të udhëhequr nga kroati Rudolf Jugo, ndërsa prej stinorit të ardhshëm ai më nuk do të konsiderohet si lojtarë i huaj në basketbollin kosovar, por si vendor. 

Ky ka qenë vendimi i fundit i FBK-së, ndërsa Peja është treguar e zgjuar kështu që e ka bërë për vete basketbollistin më të mirë të përfaqësueses së Shqipërisë. 

Përndyrshe, Peja është e para në tabelë të klasifikimit me 13 fitore dhe vetëm një humbje në kampionat deri më tani. Ndërsa fundjavën që vjen ia nisin stinorin me derbin e javës në Karagaç të Pejës, kundër RTV 21-shit. Peja e kishte mposhtur dy herë RTV 21-shin gjatë stinorit vjeshtor. 



PEJA:

Gerti Shima është anëtar i pesëshes së parë të Pejës.


KOMBËTARJA:

1 Gerti Shima është njëri ndër basketbollistët më të mirë të kombëtares shqiptare.


FAKT:

1 Gerti Shima nuk ka pranuar të luajë për ekipin e të huajve në All Star për shkak se nuk e ndien veten të huaj në Kosovë.

 
Të gjitha lajmet nga