EKSKLUZIVE

BOROZANI/Erdis Driza
Fakte nga All Star Kosova
18 February, 2013 @18:41
Borozani që ka qenë mediumi i vetëm mbrëmë që ju ka informuar drejtpërdrejtë për ndeshjen All Star, e tash do t’ju jep edhe informata tjera interesante nga ndeshja.
Dardan Berisha ka qenë koshashënuesi më i mirë i përfaqësueses sonë, të udhëhequr nga Arben Krasniqi, mirëpo Fisnik Rugova ka qenë i vetmi që ka bërë double-double në ndeshje.
Vetëm katër lojtarë kanë shënuar pikë dyshifrore mbrëmë, ndërsa për asistime numri një ka qenë kush tjetër pos Samir Shaptahovicit.
Interesant është fakti se prej se Bashkimi mbeti pa Urim Zenelajn, nuk kishte asnjë lojtar në përfaqësuese, ndërsa për dallim nga viti i kaluar Arben Krasniqi, nuk kishte ftuar Elvan Iljazin, që gjithashtu ka kaluar në RTV 21 këtë gjysmëstinor nga Bashkimi.
Gjithashtu, në përfaqësuese kësaj radhe nuk kishte vend as për Rron Grapcin e Pejës, i cili ka qenë pjesë e përfaqësues në stinorin e kaluar, të cilit edhe i është ulur minutazha në ekip pas super transferëve të pejanëve.
Trepça dhe Sigal Prishtina kishin më së shumti basketbollistë në përfaqësuesen tonë, nga katër, derisa Peja u prezentua me tre e RTV 21 me një basketbollist.
FAKTE NGA ALL STAR KOSOVA
Dardan Berisha (Peja/ Kosova) | 19 pikë/ 1 bllokadë/ 2 asistime/ 1 kërcim | Koshashënuesi më i mirë i ndeshjes | |
Fisnik Rugova (Sigal Prishtina/ Kosova) | 16 pikë/ 10 kërcime | Double-double i vetëm në ndeshje | |
Samir Shaptahovic (Peja/ Kosova) | 3 asistime | Top asistuesi i Kosovës dhe i ndeshjes | |
Dardan Berisha (Peja/ Kosova) | 3 treshe | Top snajperi i Kosovës në ndeshje |
TOP SHËNUESIT E KOSOVËS:
1 | Dardan Berisha | Peja | 19 pikë | |
2 | Fisnik Rugova | Sigal Prishtina | 16 pikë | |
3 | Edmond Azemi | Sigal Prishtina | 14 pikë | |
4 | Drilon Hajrizi | Trepça | 12 pikë | |
5 | Gazmend Asllani | Trepça | 8 pikë |
PESËSHJA E PARË E KOSOVËS:
1 | Edmond Azemi | Sigal Prishtina | ||
2 | Samir Shaptahovic | Peja | ||
3 | Dardan Berisha | Peja | ||
4 | Drilon Hajrizi | Trepça | ||
5 | Fisnik Rugova | Sigal Prishtina |