FUNDI I PAZARIT
Edhe një ditë afat
1 March, 2016 @9:22
Federata e Basketbollit të Kosovës përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ekipet e Superligës së Kosovës kanë afat vetëm edhe një ditë për të paraqitur për regjistrim lojtarët e huaj këtë stinor.
“Njoftohen ekipet e Superligës së Kosovës se afati i fundit për paraqitjen e lojtarëve të huaj konform nenit 11.7.8. të PG-së për edicionin 2015/16 është 72 orë para fillimit të xhiros XXIII që është paraparë të nis më 5-6 mars 2016,” ka shkruar njoftimi i botuar aty.