SIGAL PRISHTINA
BOROZANI/D.S.
Për gjysmëfinale
1 March, 2016 @8:01
Kampionja e Kosovës dhe e ligës ballkanike, Sigal Prishtina, me një fitore potenciale ndaj Kozuvit sonte do të siguronte kualifikimin për në gjysmëfinale të BIBL nga Grupi D.
Sigal Prishtina deri më tash ka bilanc 3-0 në këtë grup dhe fitorja e dytë ndaj ekipit maqedon do të siguronte gjithçka për ekipin e drejtuar nga Antonis Constantinides, që ende nuk ka pësuar prej se është emëruar trajner i ekipit bardhekaltër.
Në anën tjetër, Kozuv vjen në Prishtinë me ish trajnerin e Prishtinës, Marjan Ilievski. Ai e njeh pjesën më të madhe të lojtarëve të Sigal Prishtinës dhe mund të kërkojë befasinë, derisa Kozuv nga tre ndeshjet e para ka bilanc 1-2.